“Urime Pashkët, simbol i rilindjes së besimit!”, thuhet në një urim që Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë, ua drejton besimtarëve katolikë të Kosovës në Zvicër. Me këtë rast ajo për Festën e Pashkëve, ju uron atyre mirësi, paqe dhe lumturi.
Urojmë sinqerisht që Festën e Pashkëve ta kaloni sa më mirë në familjet dhe të afërmit tuaj me bindjen se për Kosovën dhe qytetarët e saj, kudo që ata jetojnë dhe punojnë, do të vijnë gjithnjë e më shumë ditë të mira për jetesë dhe festime dinjitoze.
Kjo festë e shenjtë është simbol i fuqishëm i rilindjes së besimit, i përkushtimit ndaj vlerave shpirtërore dhe i thellimit të dashurisë ndaj njëri-tjetrit. Urime dhe përgëzime të ngrohta për Festën e Pashkëve!“, thuhet në fund të urimit të dërguar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër