Tani një iniciativë që kërkon të ulë taksat kantonale të të ardhurave me 12 për qind do të sillet në kutinë e votimit në maj 2025, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, edhe pse kjo lëvizje ka për qëllim të sjellë një lehtësim financiar për banorët e Vaud-it, jo të gjithë në kanton e mbështesin këtë ndryshim.
Kjo për shkak se shkurtimi do të rezultonte në “një humbje të paprecedentë tatimore që do ta zhyste kantonin në një krizë financiare”, tha deputeti Hadrien Buclin, i cili përfaqëson një koalicion partish të krahut të majtë në Parlamentin lokal.
Dhe një tjetër deputet, socialdemokrati Julien Eggenberger, vuri në dukje se “privimi i vetes nga këto para është e ngjashme me një formë të vetëvrasjes kolektive”.