Ndërsa financimi aktual federal për shërbimet e kujdesit ditor do të përfundojë në vitin 2026, Parlamenti po shqyrton zgjidhje alternative, përcjell albinfo.ch.
Një propozim i ri që po shqyrtohet përfshin një “ndihmë për kujdesin e fëmijëve” për t’u paguar prindërve të fëmijëve deri në moshën tetë vjeç, të cilët ndjekin shërbimet e kujdesit ditor.
Qeveria do të kontribuonte me 100 franga për këtë skemë.
Kjo do të ishte shtesë e ndihmës familjare ‘të rregullt’ që paguhet për familjet me fëmijë.