Në ndeshjen e kthimit mes kombëtares së Suedisë dhe asaj të Serbisë në futbollin e femrave, Serbia pësoi një gol pikërisht nga një shqiptare.
Bëhet fjalë për futbollisten me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, e cila shënoi gol kundër kombëtares së Serbisë.
Asllani ka shënuar në ndeshjen e play-offit mes Suedisë dhe Serbisë, me fituesin e ndeshjes që kalon në kampionatin evropian të vitit të ardhshëm.