Edhe pse në vitin 2023 shumica e votuesve në Cyrih, si dhe në një qytet aty pranë, Winterthur, miratuan pagën minimale përkatësisht 23.90 dhe 23 franga në orë, Gjykata Administrative e hodhi poshtë masën, duke thënë se këto lëvizje do të shkelnin legjislacionin kantonal, përcjell albinfo.ch.
Në mënyrë të veçantë, gjykata argumentoi se këto ligje nuk i lejojnë komunat brenda kantonit të Cyrihut “të ndërhyjnë në marrëdhëniet private të punës”.
Megjithatë, vendimi i Gjykatës Administrative të Cyrihut nuk është ende ligjërisht i detyrueshëm dhe mund të apelohet në Gjykatën Federale, autoriteti më i lartë gjyqësor i vendit.