Në atmosferë të ngrohtë dhe festive, nxënësit e Shkollës Shqipe në Bavari festuan Ditën e Flamurit me entuziazëm dhe dëshirën e tyre të veçantë, përcjell albinfo.ch.
Me rastin e aktivitetit artistik të nxënësve të shkollës shqipe kushtuar Ditës së Pavarësisë, Kryesia e LAPSH-it në Bavari falënderon mësimdhënësit/et për punën e palodhur dhe prindërit për përkushtimin e tyre ndaj nxënësve.

Falë pëkushtimit të mësueseve dhe prindërve të tyre, data 28 Nëntor nuk është një ditë e rëndomtë as në diasporë, por është një datë historike, me shumë kuptim dhe patjetër që duhet festuar kuq e zi.

Të veshur me kostume tradicionale dhe me flamuj në duar, nxënësit kënduan këngë për atdheun dhe recituan vargje të thjeshta, por plot kuptim.
Kryesia e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH, Bavari), falënderon mësimdhënësit/et për punën e palodhur dhe prindërit për përkushtimin e tyre!