Investitorët austriakë vlerësojnë potencialin për resort skish në alpet shqiptare në Shkodër.
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bent Beci, zhvilloi sot një udhëtim pune në alpet e Shkodrës me Peter Schröcksnadel, një nga investitorët e resorteve austriake më me zë në këtë fushë, në Austri e Zvicër, si edhe zv. president i Komitetit Olimpik në Austri.
Ata u shoqëruan edhe nga presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, transmeton atsh, përcjell albinfo.ch.
Ata vizituan disa pika në Shalë dhe Theth për të parë mundësinë e investimeve për pista skish.
“Një udhëtim i bukur pune me investitorë austriakë për të vlerësuar potencialin për resort skish në Alpet magjike Shqiptare në Shkodër”, u shpreh Beci.
Ai falënderoi kreun e KOKSH, Fidel Ylli, për organizmin e kësaj vizite.