Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e mbrëmjes së 1 dhjetorit është arrestuar edhe një i dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër – Lepencit.
Sipas njoftimit, të dyshuarit me iniciale J.V., me urdhër të Prokurorit përgjegjës të Prokurorisë Speciale, i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, transmeton albinfo.ch.
Tutje, bëhet e ditur se në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale, është zbatuar kontrolli në shtëpinë ku banonte i dyshuari, me ç’rast janë sekuestruar dëshmi dhe prova materiale, si më poshtë:
- Katër granata dore
- Një pushkë gjuetie
- Mbi 500 copë municion të kalibrave të ndryshëm
- Dy karikatorë të armës automatike AK-47
- Një karikator i pushkës së gjatë
- Një radiolidhje
- Një palë dylbi
- Një kamerë kamufluese
- Uniforma ushtarake dhe dokumente të ndryshme.



