Sulmi i mbrëmshëm në kanalin e Ibër Lepencit ka nxitur reagime të shumta, si nga faktori i brendshëm, ashtu edhe nga ndërkombëtarët.
Mes ambasadave të huaja në Kosovë që reaguar për këtë sulm, është edhe ajo e Finlandës.
“E dënojmë ashpër sulmin ndaj kanalit ujor në Zubin Potok që është qenësor për furnizimin e Kosovës me ujë dhe për operimin e termocentraleve të saja. Po e monitorojmë situatën për së afërmi dhe jemi me Kosovën në përpjekjet e saj hetuese”, tha kjo ambasadë në një postim në Facebook.