Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se ka të arrestuar lidhur me sulmin në kanalin e ujit në Ibër Lepenc.
Policia po i zhvillon hetimet, ka kryer bastisje, ka edhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminalë e terroristë do të përballen me drejtësinë dhe fuqinë e ligjit”, tha Kurti sipas mediave vendase.
“Unë e pashë vendin e ngjarjes dhe nuk ka mundësi që të bëjë një ose dy individë, ose qytetarët të zakonshëm. E ka bërë një organizatë që është profesioniste në sulmet e tilla terroriste dhe aftësinë, kapacitetin e interesin për një gjë të tillë e ka vetëm Serbia”, tha Kurti.
“Këto organizata, sidomos Mbrojtja Civile, janë në listë të rrogave në Serbi. Prandaj, edhe ne e mbajmë Serbinë përgjegjëse për këtë…”, tha ai.
Kryeministri i vendit e përmendi edhe sulmin e Rusisë në Ukrainë, duke dëmtuar infrastrukturën kritike dhe një e gjë e tillë, siç tha ai, po synohet edhe këtu nga Serbia.
Kurti tha se falënderon faktorin ndërkombëtar, ambasadorin amerikan, gjerman, francez, britanik, italian etj. për bashkërendimin që kanë pasur gjatë natës dhe mbështetjen për Kosovën.
“Policia në Kosovës nuk është kundër serbëve, por Serbia është kundër Kosovës dhe ajo financon, orkestron, mbështet dhe dirigjon grupet kriminale që i ka në listë të rrogave.. prandaj e bëjmë fajtor Serbinë për këtë…