Deputetë dhe anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike kanë përshëndetur vendimin për lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak.
Belind Këlliçi përmes një reagimi në Facebook u shpreh se “farsa ra” dhe se “më në fund kreu i PD-së u lirua”.
‘Farsa ra! Më në fund lirohet kryetari i PD-së dhe lideri i opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha’, shkroi Këlliçi.
Për lirimin e Berishës reagoi edhe nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili u shpreh se “lajmi për rrëzimin e masës së arrestit ndaj kryetarit të PD-së është fantastik”.
Sipas tij, më lirimin e Berishës, “PD tani kalon në një stad të ri” dhe se me kryedemokratin në liri “është e pamundur të ndalet entuziazmi dhe bindja në fitore”.
“Lajmi për rrëzimin e masës së arrestit ndaj kryetarit të PD-së është fantastik.
Zoti dhe e drejta e tij dhe e jona po triumfon.
PD tani kalon në një stad të ri!
Me Sali Berishën në liri është, e pamundur të ndalet entuziazmi dhe bindja në fitore.
Ndryshimi filloi të vijë…!” shkruan ai.
Nga ana tjetër, Klevis Balliu e cilësoi lirimin e Berishës si “shpresa për një Shqipëri si e gjithë Europa”.
“Ditë e zezë për narkoshtetin. Ditë e bardhë për Shqipërinë”, shkroi ai më tej.