Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të vazhdojë më 17 dhjetor.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu për KOHA.
Zhvillimi i takimit në dhjetor është paralajmëruar edhe nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, ditë më parë.
Ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet e as nëse do të arrihet të zhvillohet një takim trepalësh.
Takimi i fundit në nivel të kryenegociatorëve është mbajtur më 24 tetor.