Enea Lapa është shqiptari i parë që u dekorua me medaljen e artë në IBJJF Tampa Open 2024, shkruan slbinfo.ch.
Tashmë sportist i dëshmuar i shumë fitoreve dhe medaljeve radhazi, Enea Lapa, na bëri sërish krenarë duke u shpallur kampion.
Enea Lapa është sportist me origjinë shqiptare, i cili jeton dhe vepron në SHBA.
“Falënderoj pa masë bashkëlojtarët e mi në @xcelljiujitsu që më shtynë në çdo hap dhe të gjithëve që treguan mbështetjen e tyre gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Thirrje speciale për sponsorin tim @amandajamesgallery që besoi tek unë”, është shprehur ai.