Zvicra në këtë ndeshje është paraqitur me 3 futbollistë shqiptarë. Nga fillimi kanë luajtur, Behrami dhe Shaqiri ndërsa Xhaka është ndërruar në minutën e 86-të.
Zvicra ka arritur që të kalojë në epërsi me Schar në fillim të takimit, në minutën e 17-të.
Shaqiri ka asistuar në tre golat për përfaqësuesen e Zvicrës.
Golin e dytë, më të mirin në këtë ndeshje e ka realizuar mesfushori shqiptar Xhaka në minutën e 10-të.
Halil Seferoviqin ka realizuar në minutën e 80-të, golin e tretë pas asistimit të Shaqirit.
Me këtë fitore, Zvicra tashmë ka siguruar vendin e tretë në Grupin E në kualifikimet për Euro 2016.