E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një aksidenti në punë, përcjell albinfo.ch.
Mediet italiane bëjnë me dije se aksidenti ndodhi mëngjesin e së hënës, më 18 nëntor, ndërsa E.D. ndërroi jetë në spital mbrëmjen e djeshme.
Më 18 nëntor ai u dërgua në spitalin San Gerardo në Monza, në gjendje shumë të rëndë.
Mësohet se 41-vjeçari shqiptar u shtyp nga një pirun në vendin e punës.
Pavarësisht ndëryrjes së menjëhershme të mjekëve, ai nuk ia doli dhe ndërroi jetë pas dy ditësh në spital.