Kosova fitoi 1:0 kundër Lituanisë në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve.
Muharrem Jashari ishte protagonist në ndeshjen e Dardanëve.
Sulmuesi mitrovicas shënoi gol në minutën e pestë, ndërsa u përjashtua me të kuq në minutat shtesë të pjesës së parë. Dhe më pas Kosova vuajti shumë për ta mposhtur Lituaninë, transmeton albinfo.ch.
Kosova i ka 12 pikë në vendin e dytë, ndërkohë që ndeshja e ndërprerë me Rumaninë nuk është regjistruar ende. Rumania është e para me 15 pikë.