Pas mbledhjeve që janë zhvilluar sot mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, janë nënshkruar disa marrëveshje mes dy vendeve.
Marrëveshje janë nënshkruar në fushën e energjisë dhe atë të arsimit, si dhe një protokoll teknik për lehtësimin e lëvizjes së lirë në mes të dy vendeve.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelala Sveçla dhe homologu i tij nga Maqedonia e Veriut, Pance Taskovski, nënshkruan protokollin për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar, transmeton albinfo.ch.
Memorandum mirëkuptimi u nënshkrua edhe ndërmjet ministrive të Ekonomisë dhe atyre të Arsimit.
Të gjitha marrëveshjet janë nënshkruar në prani të të dy kryeministrave.