Kosova U19 ka shënuar fitore të madhe të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pasi e ka mposhtur Spanjën U19.
Elvir Gashijani, futbollisti i Llapit, e shënoi golin vendimtar të fitores së Kosovës U19, 4:3.
Tani Grupi 10, ku është Kosova në kualifikimet për “Euro 2025”, është krejtësisht i hapur dhe do të vendoset në xhiron e fundit.
Golashënues ishin edhe Dior Gërbovcit, Edion Gashi, kurse kthimi i madh në rezultat u bë pas autogolit të portierit, Raul Jimenez.
Grupit 10 i prin Austria, me gjashtë pikë.
Nga tri pikë në vendin e dytë e të tretë kanë Kosova U19 dhe Spanja, 12 herë kampionia e Evropës.