Xhudistja nga Kosova, Erza Muminoviq në Kampionatin Evropian U23, që po zhvillohet në Pila të Polonisë, ka fituar medaljen e bronztë, në kategorinë deri 52 kilogramë.
Ajo ka mundur në garën e parë, kundërshtaren nga Azerbajxhani, Khadizha Gadashova, ndërsa në luftën e dytë e mposhti rumunen Luciana Catana, transmeton albinfo.ch.
Në gjysmëfinale është mposhtur nga xhudistja spanjolle, Ayumi Leiva Sanchez ndërsa për medaljen e bronztë e mposhti polaken Oliëia Kutyla.