Ministri Alain Berrset, në resorin e të cilit bën pjesë edhe shëndetësia, ka informuar qeverinë e vendit mbi përparimet e agjendës së politikës shëndetësore “Gesundheit2020” (Shendetësia2020). Në vitin 2014 janë zbatuar ose janë në rrugë drejt përfundimit 12 projekte prioritare. Për vitin 2015 Departamenti i Brendshëm (EDI) ka miratuar dhjetë prioritete.
Në kuadrin e strategjisë së përgjithshme “Gesundheit2020”, deri në vitin 20120 do të jetësohen rreth 36 masa që sigurojnë kualitetin jetësor, forcojnë barazinë e shanseve etj.
Për vitin 2015 EDI ka definuar dhjetë prioritete, gjegjësisht katër mesazhe, tri strategji dhe tre raporte, lidhur me të cilat do të vendosë Këshilli Federal: Mesazhi për rishikimin e pjesshëm të Ligjit Federal mbi sigurimin shëndetësor, për udhëheqjen më efikase të sistemit ambulantor ; Mesazhi mbi ligjin federal për forcimin e kualitetit dhe ekonomizimin e sigurimit obligativ shëndetësor; Mesazhi për Ligjin Federal mbi prodhimet e duhanit; Mesazhi për Ligjin Federal mbi profesionet mjekësore; Strategjia Nacionale mbi rezistencën antibiotike; Strategjia Nacionale mbi mbikëqyrjen, preventivën dhe luftimin e infeksioneve nosokomiale; Strategjia Nacionale mbi varshmëritë; Raporti lidhur me forcimin e të drejtave të pacientëve; Raporti mbi masat për shëndetin mental në Zvicër; Raporti mbi përkujdesjen shëndetësore afatgjatë
Gjatë vitit 2014 Janë përmbushur 12 prioritete të përcaktuara. Sipas njoftimit të EDI, qeveria ka realizuar prioritetet si mesazhi për Ligjin Federal mbi Regjistrimin e të sëmurëve nga kanceri, mesazhin mbi Qendrën për Cilësi në sigurimin shëndetësor të detyruar etj.
Projektet e Strategjisë “Gesundheit2020” do të përpunohen në bashkëpunim të ngushtë me partnerët në sferën e politikës së shëndetësisë.
Agjenda “Gesundheit2020” është lansuar në vitin 2013 nga Këshilli Federal, me qëllim përmirësimin e sistemit shëndetësor të Zvicrës.