Në renditjen e re të 22 tregjeve më të bukura të Krishtlindjeve në botë, CNN emëroi një të tillë edhe në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Është ai i mbajtur në Bazel, të cilin CNN e kualifikon si “më i madhi dhe ndoshta më i miri përreth”.
Transmetuesi amerikan ka lavdëruar “150 stalla të dekoruara në mënyrë përrallore” të tregut të Bazelit, si dhe një shumëllojshmëri atraksionesh që ndodhin në dy vende – një në Barfüsserplatz dhe tjetri në Münsterplatz.
Tregu i Krishtlindjeve në Bazel do të hapet më 28 nëntor dhe do të zgjasë deri më 23 dhjetor.