Një aeroplan i tipi A320 është rrëzuar në Francë. Sipas të dhënave të kontrollit të trafikut ajror gjerman është fjala për aeroplanin e kompanisë “Germanwings”.
Aeroplani ishte në rrugën e tij nga Barcelona në Dusseldorf. 142 pasagjerët ishin në bord, shumica prej tyre gjermanë. Autoritetet franceze nuk kanë njoftuar për shkaktarët e rrëzimit të aeroplanit. Sipas agjencisë së lajmeve AFP ishin edhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord.
Përplasja ishte afër Barcelonnette në prvincen Alpes-de-Haute, njoftoi AFP. Zona ndodhet rreth 100 kilometra në veri-perëndim të Nicës.
Gazeta franceze “Le Figaro” kishte raportuar për makinë të zhdukur nga radari në orën 11:20. Sipas Qeverisë së Francës, nuk ka ndoshta asnjë të mbijetuar.
Germanwings është një pjesë e « Deutsche Lufthansa AG ». Së bashku me flotën e ndihmëse të Lufthansa, Germanwings realizojnë fluturime të drejtpërdrejta në të gjithë Evropën.