Ashtu sikur që ishte planifikuar, arrihet numri maksmal i ekipeve pjesëmarrëse në Turneun Tradicional të Pavarësisë, që organizohet për nder të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, transmeton albinfo.at.
16 ekipe marrin pjesë, pasi të gjitha kryen obligimet në afatin kohor, të cilin e kishte caktuar kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.
Ekipet do të garojnë në katër (4) grupe, mandej dy më të mirat kualifikohen dhe vazhdojnë garat për më të mirin e turneut.
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri shkruan se ekipet luten që në orën 9:30, të paraqiten te organet e Ligës, kurse në orën 10:00 fillon ndeshja e parë.
