Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufa, e ka uruar Donald Trump-in për zgjedhjen e tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Konjufca ka thënë se mezi pret që të fillojë punën me administratën e re amerikane, siç është shprehur ai, për të thelluar raportet.
“SHBA-ja është kryealeati ynë, me të cilin ndajmë vlerat, synimet dhe interesat, të cilat jam i bindur se do t’i shtyjmë përpara edhe më tutje gjatë mandatit të presidentit Trump”, ka shkruar kyrekuvendari Konjufca.