Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për zgjedhjen si president i SHBA-së.
Trumpi po projektohet si fitues i zgjedhjeve në SHBA.
“Urime president Donald Trump në fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është aleat kyç, mike dhe partnere e Kosovës dhe presim me padurim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.