Zvicra është Kampione Botërore në Curling për femra. Ato kanë arritur këtë sukses sensacional në pjesëmarrjen e tyre të parë në një kampionat botëror, në atë që u mbajt në Japoni.
Ekipi i drejtuar nga Skip Alina Pätz ka fituar medaljen e artë pasi ka mundur në ndeshjen finale me rezultatin 5:3 ekipin kanadez, i cili llogaritej si favorit.
Kampionet e botës janë: Alina Patz, Nadine Lehmann, Marisa Winkelhausen dhe Nicole Schwägli. Ekipi ka mundur për të tretën herë me radhe në këtë kampionat ekipin kanadez, i cili ka fituar të argjendtën ndërsa ekipi rus, medalje e bronztë.