Skip to content

Edhe astronautët votojnë në zgjedhjet në SHBA, ja metoda që përdoret

Ndonëse se janë në orbitë, astronautët amerikanë kanë mundësi që të marrin pjesë në zgjedhjet për presidentin e ri të SHBA-së, dhe procesi është shumë i sigurt. “Kalorësit e hapësirës” e kanë pasur mundësinë që të votojnë nga hapësira që prej vitit 1997, falë një ligji të miratuar në Teksas, ku ndodhet qendra e NASA-s. […]

Ndonëse se janë në orbitë, astronautët amerikanë kanë mundësi që të marrin pjesë në zgjedhjet për presidentin e ri të SHBA-së, dhe procesi është shumë i sigurt.

“Kalorësit e hapësirës” e kanë pasur mundësinë që të votojnë nga hapësira që prej vitit 1997, falë një ligji të miratuar në Teksas, ku ndodhet qendra e NASA-s.

Pra, si funksionon votimi nga hapësira? Astronautët në një mision ndjekin një proces të ngjashëm me votimin në mungesë, ku votuesit dorëzojnë fletëvotimet e tyre jashtë zonës së tyre të zakonshme të votimit.

Astronautët e NASA-s në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor plotësojnë fletëvotimet e tyre zgjedhore.

Fletët e votimit më pas kodohen dhe ngarkohen në kompjuterin në bord të stacionit hapësinor. Ato më pas dërgohen në objektin tokësor të NASA-s.

Nga atje, fletët e votimit i transmetohen Qendrës së Kontrollit të Misionit në NASA, e cila ia dorëzon ato në mënyrë elektronike nëpunësve të qarkut përkatës të astronautëve për t’i depozituar.

NASA deklaroi gjithashtu se fletëvotimet e astronautëve janë “të koduara dhe të qasshme vetëm nga astronauti dhe nëpunësi” për të ruajtur integritetin e votës.