Kujtojmë se pikërisht katër vjet më parë Donald Trump kundërshtoi rezultatet e zgjedhjeve, duke pretenduar mashtrim në shtetet kyçe, si Xhorxhia dhe Pensilvania, përcjell albinfo.ch.
Në fakt, kjo kulmoi me skena të dhunshme në ndërtesën e Kapitolit më 6 janar 2021, ditën kur rezultatet u certifikuan nga Kongresi.
Ndërkohë më votimet që tashmë kanë filluar, shumë amerikanë janë të shqetësuar se vendi mund të shohë përsëri dhunë politike.
Një sondazh i YouGov me votuesit në shtetet kryesore tregon se shumica e amerikanëve, pavarësisht se cilin kandidat mbështesin, presin dhunë.