Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë në fitoren e Baselit të shtunën ndaj Winterthurit me rezultatin e thellë 5:0.
Shaqiri dhuroi një asistim ndërsa Ajeti e shënoi një gol në fitoren e Baselit.
Shaqiri asistoi te goli i tretë, Ajeti e realizoi golin e fundit për Baselin në minutën e 81-të. Shaqiri luajti për 72 minuta kurse Ajeti në lojë u inkuadrua në minutën e 61-të.
Baseli ka 22 pikë. Winterthuri ka tetë pikë.