Mësohet se 4 milionë euro buxheti janë ndarë për Luginën e Preshevës për 2025, përcjell albinfo.ch.
Buxheti për vitin 2025 për shqiptarët e Luginës po vlerësohet nga Qeveria si vendim historik.
Po ashtu, dy ditë më parë Qeveria e Republikës së Kosovës ndau edhe 1 milion euro për bujqit e Luginës në ndihmë të qytetarëve që merren me bujqësi, blegtori e veprimtari të tjera.
Ndërkaq, me votimin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës, qytetarët e Luginës tashmë kanë të drejta të plota në blerje të pronave në Republikën e Kosovës.