Raportohet se katër persona kanë mbetur të lënduar në Oslo, pasi një tramvaj ka dalë nga shinat në qendër të kryeqytetit norvegjez, duke u përplasur në një dyqan telefonash dhe kompjuterësh të martën, përcjell albinfo.ch. Rreth 20 persona ishin në tramvaj në momentin e incidentit, kur ai doli nga shinat në një kryqëzim në Storgata, […]
Raportohet se katër persona kanë mbetur të lënduar në Oslo, pasi një tramvaj ka dalë nga shinat në qendër të kryeqytetit norvegjez, duke u përplasur në një dyqan telefonash dhe kompjuterësh të martën, përcjell albinfo.ch.
Rreth 20 persona ishin në tramvaj në momentin e incidentit, kur ai doli nga shinat në një kryqëzim në Storgata, një nga rrugët kryesore të kryeqytetit norvegjez, raporton AP.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se pjesa më e madhe e tramvajit ishte përplasur në dyqan.
Shoferi i tramvajit ishte mes të plagosurve. Policia ka thënë se të gjithë u trajtuan në vendngjarje, por askush nuk kishte lëndime serioze.
Shkaku i aksidentit nuk u përcaktua menjëherë teksa policia ka thënë se po prisnin anëtarët e Autoritetit të Hetimit të Sigurisë Norvegjeze për të mbërritur.
https://x.com/EuropeNewsEU/status/1851225224890499477?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1851225224890499477%7Ctwgr%5E095ad81e43e9da45d008752fd984af8bcb00b3af%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fbote%2Ftramvaji-ne-oslo-del-nga-shinat-dhe-perplaset-me-nje-dyqan-kater-te-lenduar
Ndërtesa katërkatëshe ku u përplas tramvaji është evakuuar më vonë për të kontrolluar për dëmtime strukturore.
https://x.com/hodlonaut/status/1851223898504708499?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1851223898504708499%7Ctwgr%5Ed5706e364e786b491efca1484fc660de0cdc62d2%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fbote%2Ftramvaji-ne-oslo-del-nga-shinat-dhe-perplaset-me-nje-dyqan-kater-te-lenduar