Një rrjet droge i drejtuar nga tre breza të së njëjtës familje nga banesa e tyre në qytetin jugor italian, Reggio Calabria është shkatërruar, njoftoi sot policia.
“Gjyshërit u arrestuan sot, së bashku me djalin dhe nipin. Ata u vendosën në arrest shtëpie”, thuhet në raportin e policisë.
Arrestimet erdhën pas një sërë informacionesh nga fqinjët e shqetësuar, duke bërë që policia të vëzhgonte bllokun e apartamenteve ku jetonte familja.
Ata u panë duke ulur kova nga ballkoni për klientët e tyre, të cilët merrnin pakot e kokainës dhe i vendosnin paratë në kovë.
Familja raportohet se kishte dhjetëra klientë dhe se kishte vendosur vëzhgues nëpër shtëpi për të paralajmëruar në rast se oficerët e policisë afroheshin.
Reggio Calabria, në Itali shihet si një pikë e nxehtë sociale. Lagjia Archi e Reggio Calabria ka një shkallë të lartë krimi dhe konsiderohet si një bastion i Ndrangheta-s, mafias kalabreze