Rodri është fituesi i Topit të Artë 2024. Në një ceremoni që u zhvillua në Paris, “France Football” dorëzoi trofeun e “Topit të Artë”, për herë të parë në bashkëpunim me UEFA-n.
Mesfushori spanjoll ka lënë pas Vinicius Junior dhe Jude Bellingham për t’u shpallur si lojtari më i mirë i këtij viti.
Çmimet e tjera që u ndanë në ceremoni:
Aitana Bonmati- Topin e Artë për Femrat për herë të dytë radhazi.
Carlo Ancelotti- çmimin “Trajneri më i Mirë për Meshkujt”.
Emma Hayes- çmimin “Trajnerja më e Mirë për Femrat”.
Emiliano Martinez- trofeun “Yachine”, si portieri më i mirë i vitit.
Harry Kane dhe Kylian Mbappe- çmimin “Gerd Muller” si golashënuesit më të mirë, me 52 gola secili.
Real Madrid- çmimin “Klubi më i Mirë i Meshkujve”.
Barcelona- çmimin “Klubi më i Mirë i Femrave”.
Lamine Yamal- trofeun “Kopa”, si lojtari më i mirë i ri.