Xherdan Shaqiri ka filluar të rrisë formën ndeshje pas ndeshje me Baselin, shkruan albinfo.ch.
Ai është përfshirë në formacionin e javës në Zvicër. Në ndeshjen e fundit, Baseli fitoi 6:1, ku Shaqiri shënoi një gol dhe bëri tri asistime.
Në formacionin e javës kanë hyrë edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë, Donat Rrudhani dhe Albian Hajdari.
Rrudhani mori notën 8.1, kurse Hajdari 7.7.
Notën më të lartë sigurisht e mori Shaqiri 10, duke bërë paraqitje fantastike.