Kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju-Jork për të marrë pjesë në takimin me shqiptarët e Amerikës.
Të shtunën, më 26 tetor, Rama do të jetë në të parin takim pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vjetët e ardhshme, duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut.
Në Time Square është vendosur logo e eventit për Ramën. Pamjet janë parë në 7 Avenue 38th Street Manhattan.
“Në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës. Krenar për Shqipërinë që sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme të rrugës drejt majës së 2030, kur me fuqinë e bashkimit tonë përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian”, u shpreh ai, në postim në rrjetet sociale.