Të premten, më 8 nëntor, me fillim nga ora 19:00, në bibliotekën “Pestalozzi” në PBZ Hardau të Cyrihut do të ketë një mbrëmje të veçantë poetike dhe artistike. Bëhet fjalë për promovimin e librit “Kumbime”, me përkthime të poezive nga letërsia botërore, të përkthyeses së dëshmuar letrare, Irena Dono Jorgaqi.
Ambientet e bibliotekës tashmë të njohur për aktivitetet e saj kushtuar kulturës shqiptare do të stolisen nga pikturat e bukura të Mira Donos.
Atmosferën e mbrëmjes do ta fisnikërojë edhe prania muzikore, gjegjësisht këngët që do t’i interpretojë këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Selimi, e cila jeton dhe krijon në Zvicër.
Adresa: PBZ Bibliothek Hardau, Norastrasse 20, 8004 Zürich
Data: 8 nëntor, nga ora 19.00