Shumë investitorë privatë, të joshur nga fitimet më të larta dhe ndjenja e të bërit diçka të vlefshme, mund të kenë humbur qindra mijëra franga.
Ata blenë bono në një kompani të energjisë diellore, PrimeEnergy Cleantech.
Ishte veçanërisht tërheqëse për pensionistët e rinj. Ata mendonin se po bënin një investim solid për shkak të mbështetjes së pilotit Solar Impulse, Bertrand Piccard, i cili ishte ambasadori i kompanisë deri vonë, transmeton albinfo.ch.
Obligacionet duhej të paguheshin rregullisht. Por kjo u ndal gjatë verës. Kompania thotë se tani është në procedurë falimentimi.
Njerëzit kanë humbur nga 20,000 deri në 200,000 franga. Shumë po mendojnë të bëjnë një kallëzim penal.