Nga pesë pikat ku dy dhomat nuk ishin të një mendimi, katër ishin të natyrës formale. Nga ana përmbajtjesore dy dhomat kishin qëndrime të ndryshme sa i përket mocionit të deputetit Föhn. Ky mocion, i miratuar nga Dhoma e Kantoneve kërkonte që edhe pjesëmarrja në aktivitete terroriste ose në veprime luftarake të përkufizohen si bazë e veçantë per dëbimin e të huajve. Por pasi që veprat e tilla penale janë tashmë në katalogun e delikteve, vënia e tyre në ligj do të ishte një dyfishim.
Dhoma Nacionale e kishte miratuar edhe një klauzolë për rastet e rënda dhe një tjetër për dëbimin jo të detyrueshëm. Këtë e kishte bërë përkundër vendimit paraprak që të njihte tekstin e iniciativës për zbatim si bazë për jetësimin e iniciativës për dëbim.
Pas këtij ndryshimi të kursit, SVP/UDC nuk ka më argumente për të shtyrë përpara iniciativën të cilën kërcënonte ta niste për shkak të moszbatimit, sipas saj, të iniciativës për dëbimin e të huajve kriminelë. Por, iniciativa votohet vetëm pasi që të hyjnë në fuqi ndryshimet e ligjit të bëra pas pastrimit të dallimeve. Në këtë mënyrë projektligji do të jetë i gatshëm për votimin përmbyllës që do të bëhet të premten.