Liqeni i Ohrit është ndër liqenet më të vjetra në Evropë dhe ka statusin e Vendit të Trashëgimisë Botërore nga Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara, e njohur si UNESCO, për speciet unike që jetojnë në të – por ai tani është në rrezik.
Ndotja nga ujërat e zeza të patrajtuara që derdhen në liqen, në kufirin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, po i mbyt peshqit dhe e ka shtyrë organizmin e OKB-së që të kërkojë pastrimin e tij.
Statusi që ai ka është në rrezik nga ndotja në rritje, pasi ujërat e zeza të patrajtuara dhe mbeturinat industrial po dëmtojnë florën e faunën, transmeton albinfo.ch.
Ambientalistët kanë paralajmëruar se Ohri mund ta humbë statusin në UNESCO, teksa deri më tani në lidhje me rastin kjo organizatë ka bërë 19 rekomandime për pastrimin e liqenit./ REL