Aktualisht, nëse bëni blerje jashtë vendit, ju lejohet të sillni produkte deri në 300 franga për person, të cilat janë të përjashtuara nga taksat.
Por kjo do të ndryshojë nga 1 janari, përcjell albinfo.ch.
Pasi parlamenti miratoi masën në vitin 2024, Këshilli Federal vendosi të mërkurën të zvogëlojë përgjysmë shtesën pa taksa – domethënë, në 150 franga për person dhe në ditë.
Qeveria shpjegoi se ky veprim u nxit nga dëshira e kantoneve kufitare për t’i bërë blerjet jashtë vendit më pak tërheqëse financiarisht, në mënyrë që banorët të jenë më të gatshëm të shpenzojnë paratë e tyre në vend.