Ka filluar shprëndarja e teksteve mësimore “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, dhuratë e qeverisë shqiptare, në Landet Hamburg dhe Schleswig Holstein, shkruan albinfo.de.
Tekstet bashkëkohore dhe cilësore iu dorëzuan mësueseve të gjuhës shqipe nga Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë, z. Kolë Gjoka.
Për herë të parë mësuesit dhe nxënësit e gjuhës shqipe do të kenë edhe nivelin II të tekstit didaktik “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”.
Mirënjohje dhe falënderime të gjithë mësuesve të gjuhës shqipe për punën dhe përkushtimin e tyre në ruajtjen dhe përçimin e gjuhës dhe kulturës amtare tek brezat e rinj.


