Ndeshja Estoni – Kosovë zhvillohet të martën nga ora 17:00.
Shpresat e Kosovës të premten pësuan thellë, 4:0, nga Polonia në Prishtinë.
Me atë humbje, Kosova U21 mbeti pa gjasa për kualifikim.
I ka 12 pikë në vendin e katërt të Grupit D. 12 pikë në vendin e tretë i ka Bullgaria.
Estonia ka vetëm katër pikë në pozitën e pestë, përkatësisht të parafundit. Izraeli ka vetëm tri pikë.
Bilanci i deritashëm i Kosovës U21 është tri fitore, tri barazime e tri humbje.