Mesfushori shqiptar i Aaraut, Dorian Derbaci ka shënuar dy gola në fitoren e thellë të Përfaqësueses U19 të Zvicrës në futboll.
Ai shënoi golin e parë në minutë ne 16-të, kurse të dytin në minutën e 35-të.
Ishte ndeshja e fundit e turneut kualifikues për Euro 2025 e zhvilluar në Finlandë.
Zvicra përfundoi në vendin e tretë me gjashtë pikë dhe ende nuk është eliminuar. Përveç dy skuadrave të grupit, në fazën e dytë kualifikohet edhe skuadra më e mirë e tretë nga 13 grupet. Vetëm tre nga 13 grupet kanë mbyllur raundin e parë kualifikues.