Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Gjenevës ka mbajtur Asamblenë e Përgjithshme.
Gjatë Asamblesë, Shoqata ka rizgjedhur komitetin, i cili tani përbëhet nga:
Presidente: Fatjeta Ramadani – Master në Studime Evropiane,
Zëvendëspresidente: Vanesa Lika – Certifikatë plotësuese në Mësimdhënie për Nivelin Fillor,
Sekretare: Dea Llugiqi – Master në Bioinformatikë dhe Analizë të të Dhënave në Biologji,
Arkëtar: Gentrit Alija – Master në Buznes Analitikë,
Sponsoring : Valton Hyseni – Bachelor në GSEM,
Community-manager : Gentiana Bajrami – Bachelor në Psikologji,
Anëtar i Kryesisë : Doktorant për Neuroshkencë,
“Gjithashtu, duam t’ju njoftojmë se po ndryshojmë akronimin tonë. ASAOEAG (Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës) bëhet AEAUG (Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Gjenevës)”, thuhet në njoftim.
