Sipas organizatës së automobilizmit Touring Club Suisse (TCS), një litër benzinë pa plumb 95 kushton tani 1.72 franga – më e lira që ka qenë që nga viti 2022, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa lufta në Ukrainë ka ndihmuar në rritjen e çmimeve të benzinës, duket se konflikti në Lindjen e Mesme, të paktën deri më tani, nuk ka pasur ndonjë efekt negativ në çmimet.
Ju mund të gjeni çmimet aktuale më të ulëta në zonën tuaj në këtë hartë TCS.