Futbollisti Vesel Demaku do të bëhet pjesë e Kombëtares së Kosovës në futboll që nga muaji i ardhshëm. Ai do të jetë pjesë e ndeshjeve në fanellën e Kosovës në ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Demaku i cili deri më tani ka përfaqësuar kombëtaren e Austrisë në të gjitha grumpmoshat, është në proces të rregullimit të dokumentacionit, shkruan kanal10, dhe ky proces pritet të përfundojë shpejt.
24-vjeçari luan në një pozitë në të cilën Dardanët po vuajnë tash e një kohë, pra si mesfushor defansiv dhe kjo do të jetë një ardhje e shumëpritur për trajnerin Franco Foda.
Vesel Demaku një futbollist i talentuar, i lindur në Austri, karrierën në futbollin profesionist e filloi te Austria Wien, ku u paraqit për pesë vite, për të kaluar te Sturm Graz.
Ai vazhdon të jetë pjesë e Sturm Graz, por që është i huazuar te skuadra Rheindorf Altach, që gjithashtu luan në Bundesligën austrike,