Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbock, ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor po bashkohen më shumë me njëri-tjetrin, përcjell albinfo.ch.
Në një postim në platformën X, ajo ka theksuar se në Procesin e Berlinit ishin në gjendje të punonin së bashku për të zgjidhur nyjën në marrëveshjen e tregtisë së lirë, CEFTA.
“Duke bërë këtë, ne hapim rrugën për përmirësime konkrete për banorët vendas. Dhe forcojmë Evropën tonë të përbashkët”, ka thënë Baerbock.