Kungulli më i rëndë i Zvicrës peshon 727.5 kilogramë.
Kungulli gjigant i rritur nga një pjesëmarrës nga Cyrihu fitoi kampionatin zviceran të kungujve në Jona në kantonin St Gallen të shtunën, transmeton albinfo.ch.
Perimja fituese i përket varietetit Squash dhe dallohet për ngjyrën e gjelbër. Kjo është fitorja e parë për një kungull të këtij varieteti, shkruan organizatorët në faqen e tyre, raporton swissinfo.
Kungulli fitues, si dhe fituesit e dytë dhe të tretë, do të ekspozohen për një muaj përpara se të copëtohen dhe shpërndahen.