Edon Zhegrova ditë më parë u shpall më i miri i ndeshjes mes Lillet dhe Real Madridit, përcjell albinfo.ch.
Vendimin e mori paneli i ekspertëve të UEFA-s.
Por, cili është vlerësimi i ekspertëve të UEFA-s për futbollistin kosovar?
“Zhegrova ishte kërcënim nga fillimi, me zhdërvjellëtsi krijoi probleme në krahun e djathtë. Ai fitoi penalltinë me goditjen e dënimit dhe hapi ndeshjen me pasime të zgjuara”, shkruan në vlerësimin e ekspertëve të UEFA-s.