Partitë e të rinjve protestojnë kundër heqjes së trenave të natës që niseshin për në Romë dhe Barcelonë, përcjell albinfo.ch.
Trenat e rinj të planifikuar të natës nga Cyrihu në qytetet italiane dhe spanjolle mund të anulohen për shkak të mungesës së fondeve.
Në përgjigje, koalicioni i seksioneve rinore të disa partive kanë publikuar një deklaratë të përbashkët të martën, duke e cilësuar vendimin “të papranueshëm”.
Ata thonë se trenat e natës “përfaqësojnë një zgjidhje tërheqëse dhe të qëndrueshme për udhëtimin në Evropë, veçanërisht për të rinjtë”, dhe duke argumentuar se “kursimet në fushën e transportit duhet të bëhen në vend të autostradave”.